Lajme

Azilkërkimi në Suedi bie në nivele historike, rënie e madhe edhe gjatë vitit 2025

todayJanuary 9, 2026 340

Background
share close

Azilkërkimi në Suedi vazhdon të shënojë rënie dhe ka arritur në nivele rekord të ulëta. Këtë e bën të ditur TV4 Nyheterna, përpara konferencës për shtyp të paradites ku ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), pritet të prezantojë shifrat e reja për emigrimin në vend.

Sipas të dhënave të TV4-së, numri i azilkërkuesve është ulur me 30% gjatë vitit 2025 krahasuar me vitin 2024. Edhe viti 2024 kishte shënuar më herët nivelin më të ulët të azilkërkuesve në Suedi që nga viti 1996.

Në të njëjtën kohë, emigrimi i lidhur me azilin mbetet në nivelin më të ulët që nga viti 1985, periudha më e hershme për të cilën ekzistojnë statistika të krahasueshme.

Duhet theksuar se refugjatët nga Ukraina, të cilët kanë marrë mbrojtje sipas Direktivës së Bashkimit Evropian për mbrojtje të përkohshme në rast fluksi masiv, nuk përfshihen në statistikat e azilit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%