Lajme

Automat apo manual? Cila makinë është më e sigurt në rrugë me akull?

todayJanuary 10, 2026 222

Background
share close

Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin makina me kamio automatike. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më pak shoferë kanë të drejtë të ngasin makina me kamio manuale. Sipas instruktorit të trafiku, makina automate është më e sigurt në rrugë të rrëshqitshme, sidomos në dimër dhe akull.

Sot, katër nga dhjetë nxënës që marrin patentë zgjedhin patentën vetëm për automatik. Për shkak të kërkesës së ulët, disa autoshkolla në Suedi kanë hequr fare mundësinë për të marrë patentë për kamio manuale. Trendi ka ndryshuar shpejt dhe shumica e shoferëve të rinj zgjedhin makina automate.

Instruktori i trafikut Tobias Tornéus thotë se drejtimi i një makine automate e bën udhëtimin më të sigurt në rrugë me akull dhe të rrëshqitshme. Arsyeja është se shoferi mund të përqendrohet më shumë te rruga dhe trafiku përreth, pa u shqetësuar se në cilën marsh ndodhet makina. Sipas tij, kjo është një përparësi e madhe, veçanërisht për shoferët pa përvojë.

Shumë njerëz mendojnë se makina me kamio manuale është më e mirë për udhëtuar në dimër, sepse shoferi ka kontroll tek marshat. Por Tobias Tornéus shpjegon se ndërrimi manual kërkon më shumë vëmendje. Në një makinë automate, makina e kontrollon vetë freksionin, ndërsa në një makinë manuale gjithçka varet nga aftësia e shoferit.

Më parë, shoferët këshilloheshin të shtypnin freksionin dhe të drejtonin timonin kundër rrëshqitjes gjatë një humbje të kontrollit. Kjo metodë funksiononte vetëm për makina me kamio manuale. Sot, makinat moderne janë të pajisura me sisteme kundër rrëshqitjes dhe kundër rrotullimit, të cilat ndihmojnë automatikisht shoferin të kontrollojë makinën në situata të rrezikshme.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se makinat elektrike janë ndër më të sigurtat në rrugë të rrëshqitshme dhe me akull, pavarësisht nëse kanë kambio automate apo manuale. Ato konsiderohen shumë të qëndrueshme dhe të sigurta në kushte dimërore.

Edhe organizata Riksförbundet M Sverige pajtohet me këtë vlerësim. Sipas tyre, makinat automate i japin shoferit më shumë kohë dhe energji mendore për t’u përqendruar te trafiku. Kjo ul lodhjen dhe rrit sigurinë rrugore. Ata theksojnë se shumica e shoferëve të rinj sot mund të ndihen të sigurt se një patentë për makine automate është e mjaftueshme.

Pavarësisht llojit të makinës, udhëtimi në rrugë të rrëshqitshme dhe me akull mbetet e rrezikshme. Prandaj, shoferët duhet të tregojnë kujdes të shtuar. Këshilla kryesore është të mbahen distanca më të mëdha sigurie, të frenohet më herët, të ngitet makina më butë dhe të ruhet një distancë më e madhe nga automjetet e tjera.

Burimi: Carup

Linku i lajmit në suedisht:

Automat eller manuell – det är säkrast i halka

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%