Lajme

Borë dhe erë e fortë në Gotland, anulohen tragetet

todayJanuary 11, 2026 10

Background
share close

Autoriteti meteorologjik suedez SMHI ka dhënë paralajmërim për reshje të dendura bore dhe erë të fortë në zonën e Gotlandit. Paralajmërimi ka nisur të shtunën në mbrëmje dhe do të zgjasë deri të dielën në orën 20:00.

Si pasojë e motit të keq, tragetet që udhëtojnë mes Nynäshamn dhe Gotland janë anuluar. Lajmi është konfirmuar nga radioja lokale P4 Gotland.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për zhvillimet e mëtejshme të motit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%