Lajme

Mësuese në Malmö shkarkohet për përdorim të Kuranit për të nxjerrë “djallin” nga nxënësit

todayJanuary 13, 2026 44

Background
share close

Një mësuese në Malmö është shkarkuar pasi përpiqej të nxirrte demonët dhe djallin nga nxënës me aftësi të kufizuara, duke përdorur Kuranin. Ngjarjet janë filmuar dhe videot janë publikuar në rrjetet sociale pa dijeninë e prindërve.

Mësuesja, një grua rreth të 50-ave, thuhet se gjithashtu ka bërë kërcënime ndaj një nxënësi.

“Nuk e duam këtë lloj sjelljeje në shkollat tona në Malmö”, tha drejtori i arsimit fillor, Peter Lindberg.

Kur mësuesja u përball me drejtorin, ajo përpiqej të shmangte përgjegjësinë dhe pretendonte se dikush po përpiqej ta fusë në telashe. Megjithatë, një hetim i brendshëm nga qyteti i Malmö ka konfirmuar se akuzat janë të vërteta.

Burimi: Sydsvenskan

linku i lajmit: https://www.sydsvenskan.se/malmo/malmolarare-anvande-koranen-for-att-driva-ut-djavulen-pa-elever/

https://www.sverigesradio.se/artikel/larare-sparkad-forsokte-driva-ut-djavulen-med-hjalp-av-koranen

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%