Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shumë fëmijë e shohin si lojë të argëtueshme gërmimin e shpellave në borë, por kjo mund të jetë shumë e rrezikshme. Eksperti për mbijetesës Matthew Larsson-Clifford paralajmëron se nëse një grumbull i madh bore shembet, rreziku është i njëjtë sikur një bllok betoni të bjerë mbi trupin e fëmijës.
“ Më pëlqen shumë që fëmijët dalin jashtë dhe përjetojnë aventurat e tyre të vogla. Por situata bëhet e rrezikshme kur ata gërmojnë thellë nën një grumbull të madh bore”, thotë ai në një deklaratë për TV4 Nyheterna.
Sipas Larsson-Clifford, mënyra më e sigurt është që fëmijët të ndërtojnë vetë grumbuj të vegjël bore dhe më pas t’i gërmojnë nga brenda, ashtu si një iglo. Ai thekson gjithashtu se gjatë lojës duhet të ketë gjithmonë një i rritur pranë dhe një lopatë afër, në rast emergjence.
Paralajmërim vjen edhe nga pastruesi i borës Jonas Lidell nga qyteti Nyköping. Ai thotë se ndërhyn menjëherë nëse sheh fëmijë që luajnë pranë zonave ku po kryhet pastrimi i borës.
“Ne punojmë me mjete shumë të rrezikshme. Duhet t’u thuhet fëmijëve që të largohen nga ato zona”, thotë Jonas Lidell për radion P4 Sörmland.
Ekspertët u bëjnë thirrje prindërve dhe të rriturve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë fëmijët të luajnë në shpellat e thella të borës, pasi rreziku i shembjes është shumë i madh.
Written by: admin