Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Suedisë, Magdalena Andersson, ka kritikuar ashpër qeverinë për politikën e saj ekonomike. Në një shkrim në faqen e debateve të gazetës Expressen, ajo shkruan se Socialdemokratët duan një pakt të ri për rritjen ekonomike të Suedisë.
Sipas saj, Suedia ka nevojë gjithashtu për një marrëveshje të re për energjinë, e cila duhet të arrihet përtej ndarjeve politike, pra me bashkëpunim mes të gjitha blloqeve.
Magdalena Andersson e akuzon qeverinë se ka dështuar me politikën ekonomike dhe se për këtë arsye e ka bërë vendin më të dobët.
“Qeveria e ka vënë mirëqenien në regjim urie. Shkollat, shëndetësia dhe kujdesi për të moshuarit janë në gjendje shumë të rëndë”, shkruan ajo në debatin e saj.
Rreth autores
Magdalena Andersson është kryetare e Partisë Socialdemokrate të Suedisë.
Written by: admin