Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Situata vazhdon të jetë e vështirë për kompanitë suedeze dhe viti 2025 ishte një vit “rekord i errët” sa i përket numrit të falimentimeve. Kjo del nga statistikat e kompanisë së informacionit kreditor UC.
Gjatë vitit, rreth 10 000 kompani mbyllën aktivitetin, një shifër që është në të njëjtat nivele me krizën e viteve 1990.
“Këto janë nivele historikisht shumë të larta dhe një shenjë e qartë se shumë kompani vazhdojnë të jenë nën presion të madh. Pasiguria rreth rimëkëmbjes ekonomike vazhdon, gjë që e bën situatën makroekonomike ende të vështirë për t’u vlerësuar përpara vitit 2026”, thotë Amanda Aldestam, analiste në UC.
Megjithatë, për vitin 2026 parashikimet janë më pozitive. Suedia po tregon shenja stabilizimi dhe, edhe pse do të duhet kohë deri sa situata të normalizohet plotësisht, vërehet një përmirësim i dobët por i qartë. Gjatë dy muajve të fundit të vitit, numri i falimentimeve ka rënë.
Written by: admin