Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Personat që janë dënuar me shërbim në komunitet duhet të angazhohen për pastrimin e borës në Stokholm. Këtë propozim e ka bërë këshilltari bashkiak i opozitës, Dennis Wedin (M), sipas gazetës Svenska Dagbladet (SvD).
Wedin thotë se kjo do të ishte një formë e fuqisë punëtore falas dhe se është “mirë që të dënuarit të bëjnë të drejtën e tyre” duke kontribuar në shoqëri.
Kriminalvården (Shërbimi Suedez i Burgjeve) e konsideron propozimin interesant, por thekson se ka edhe vështirësi. Shefja e seksionit, Sara Richert, shpjegon se planifikimi i pastrimit të borës në Stokholm dhe në pjesët më jugore të Suedisë është i vështirë.
Ajo thotë se problemi kryesor është se nuk mund të dihet paraprakisht se kur do të ketë nevojë për pastrim bore dhe si duhet të organizohet orari i punës. Këtë ajo e ka shprehur në një deklaratë për gazetën.
Written by: admin