Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Socialdemokratët kanë ndryshuar qëndrim dhe tani mbështesin propozimin e partive të Marrëveshjes Tidö për të ndryshuar Kushtetutën e Suedisë, në mënyrë që shtetësia t’u hiqet drejtuesve të bandave kriminale. Lajmi raportohet nga Radio Suedia Ekot.
Edhe më herët, Socialdemokratët kanë qenë pro heqjes së shtetësisë për krerët e bandave. Megjithatë, kur kjo çështje u trajtua në komisionin kushtetues, partia votoi kundër një formulimi që parashikonte se edhe personat që kërcënojnë mund të humbasin shtetësinë. Sipas Socialdemokratëve, ky formulim ishte shumë i paqartë dhe i paqëndrueshëm juridikisht.
Tani partia ka ndryshuar qëndrim. Deputetja Amalia Rud Stenlöf (S) shpjegon se kjo ka ndodhur sepse partitë e Marrëveshjes Tidö, “pas presioneve”, kanë pranuar që ndryshimet në Kushtetutë të jenë në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë Gunnar Strömmer (M) thotë se respektimi i konventave ndërkombëtare ka qenë i qartë që në fillim të procesit. Ai shprehet se qeveria e mirëpret mbështetjen e Socialdemokratëve dhe çdo mbështetje tjetër të gjerë për këtë çështje.
“Është e qartë që ne e mirëpresim një mbështetje sa më të gjerë të mundshme”, thotë Gunnar Strömmer.
Written by: admin