Lajme

Suedi: Propozim i ri e bën më të lehtë të mësosh pagën e kolegëve.

todayJanuary 15, 2026 386

Background
share close

Punonjësit pritet ta kenë më të lehtë të mësojnë se sa paguhen kolegët që kanë punë të njëjta ose të barasvlershme. Qeveria ka paraqitur një propozim të ri, i cili bazohet në një direktivë të Bashkimit Evropian për transparencën e pagave, dhe e ka dërguar atë për shqyrtim në Këshillin e Ligjeve (Lagrådet).

Ministrja për barazi gjinore, Nina Larsson (L), tha gjatë një konference për shtyp se qëllimi i këtij propozimi është të ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave.

“Tani po ecim përpara për të zhdukur diferencën e pagave mes grave dhe burrave”, u shpreh ajo.

Sipas propozimit, nëse ai miratohet, punëdhënësit do të duhet t’u tregojnë kandidatëve për punë se cilat janë pagat fillestare. Po ashtu, një punonjës do të ketë të drejtë të kërkojë dhe të marrë informacion për pagën mesatare të punonjësve që kryejnë punë të njëjta ose të barasvlershme.

Sipas të dhënave për vitin 2024, dallimi i pagave ishte 10,2%. Qeveria thekson se rreth gjysma e këtij dallimi, ose 4,6 pikë përqindje, nuk mund të shpjegohet me statistika.

Burimi: TT/Omni/regeringen.se

Link: https://tt.omni.se/forslag-lattare-fa-veta-kollegors-loner/a/wre00n

https://regeringen.se/pressmeddelanden/2026/01/nina-larsson-presenterar-nya-atgarder-for-att-motverka-osakliga-loneskillnader-mellan-kvinnor-och-man/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%