Lajme

Erik Thedéen, Riksbankschef: Suedia në një gjendje të favorshme.

todayJanuary 16, 2026 170

Background
share close

Inflacioni në Suedi ra në dhjetor në 2,1%, dhe rritja ekonomike gjatë vitit të kaluar tregon se ekonomia e vendit ndodhet në një “gjendje relativisht të favorshme”. Kështu tha kreu i Bankës Qendrore të Suedisë, Erik Thedéen, gjatë një fjalimi sot në Dhomën e Tregtisë të Stokholmit.

Thedéen dhe Banka Qendrore e Suedisë (Riksbanken) besojnë se në të ardhmen Suedia do të ketë një rritje të qëndrueshme të konsumit.

“Kur shikojmë përpara, kemi arsye të mira të besojmë se të ardhurat e disponueshme do të rriten, sepse normat e interesit janë më të ulëta dhe pagat reale po rriten”, tha ai.

Ai shtoi se duhet të nxirren mësime nga vitet e fundit, kur inflacioni ishte i lartë dhe ndikoi tek familjet suedeze më shumë sesa në vendet e tjera. Suedezët kanë borxhe të mëdha dhe shumë kredi me normë të lëvizshme, prandaj është e rëndësishme të ruhet “kultura e amortizimit që tani ka filluar të vendoset”, tha kreu i Bankës Qendrore.

Burimi: riksbank.se

link: https://www.riksbank.se/sv/press-och-publicerat/tal-och-presentationer/2026/thedeen-hoga-skulder-och-korta-rantebindningstider-gor-svenska-hushall-sarbara/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%