Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Jomana Gad ka jetuar në Suedi që kur ishte vetëm katër vjeçe. Sot ajo është 18 vjeç dhe pritet të dëbohet e vetme drejt Egjiptit, pa nënën, babanë dhe vëllain e vogël. Egjipti është një vend ku ajo pothuajse nuk ka jetuar kurrë dhe një vend ku nuk e flet gjuhën. Lajmi raportohet nga gazeta Mitt i.
“Kam gjithë jetën time këtu. Ndihem suedeze. Dua vetëm të mbaroj shkollën e mesme dhe të vazhdoj studimet për t’u bërë punonjëse sociale”, thotë Jomana Gad për Mitt i.
Prindërit e Jomanës kanë leje qëndrimi të përhershme në Suedi, ndërsa vëllai i saj i vogël është shtetas suedez. Megjithatë, për shkak se Jomana ka mbushur 18 vjeç, autoritetet suedeze nuk e konsiderojnë më atë pjesë të familjes bërthamë. Kjo ndodh edhe pse ajo jeton ende me familjen dhe ndjek shkollën e mesme.
Sipas Aftonbladet, gjithnjë e më shumë adoleshentë po dëbohen të vetëm nga Suedia.
”Ligjet janë bërë shumë më të rrepta dhe ne i bëjmë vlerësimet sipas ligjeve të reja, thotë shefi juridik i Agjencisë Suedeze të Migracionit”, Carl Bexelius, për gazetën.
Written by: admin