Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth 50 dyqane janë përjashtuar nga anketa vjetore e çmimeve të ushqimeve që realizohet nga organizata e pensionistëve PRO. Arsyeja është se dyqanet kanë raportuar çmime jashtëzakonisht të ulëta, të cilat nuk përputhen me çmimet normale të tregut, raporton televizioni suedez TV4.
Sipas PRO-së, në disa raste bëhet fjalë vetëm për një produkt, ndërsa në raste të tjera për shumë produkte njëkohësisht, çmimet e të cilave kanë qenë shumë më të ulëta se zakonisht.
“Kemi vënë re se çmimet kanë devijuar ndjeshëm nga çmimet normale. Ndonjëherë është vetëm një produkt, ndërsa herë të tjera janë disa produkte njëkohësisht”, thotë Ola Nilsson, ekspert pranë PRO-së, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve TT.
Më herët gjatë dimrit, disa tregtarë të rrjetit ICA pranuan për emisionin investigativ Kalla Fakta se i ulin qëllimisht çmimet e produkteve që përfshihen në shportën krahasuese të PRO-së pak para se të zhvillohet anketa vjetore. Sipas tyre, çmimet rriten sërish menjëherë pas përfundimit të kontrollit.
PRO realizon çdo vit një kontroll të çmimeve të ushqimeve për të krahasuar sa kushton një shportë bazë në dyqane të ndryshme dhe për t’u dhënë konsumatorëve një pasqyrë të qartë të çmimeve në treg.
Burimi: TV4/ TT/ PRO
Written by: admin