Lajme

Studiuesit: Komunat duan të pranojnë më shumë refugjatë

todayJanuary 27, 2026 38

Background
share close

Politika e rreptë e emigracionit që po ndjek qeveria Tidö nuk përputhet me qëndrimin e komunave suedeze. Kështu shkruajnë dy studiues nga Universiteti i Linköpingut në një artikull në DN Debatt.

Sipas studiuesve, ata kanë zhvilluar një anketë të madhe ku janë përfshirë të gjitha komunat e Suedisë. Në këtë anketë kanë marrë pjesë pothuajse 60% e komunave dhe, sipas tyre, rezultatet janë përfaqësuese për të gjithë vendin.

Nga përgjigjet rezulton se 82% e komunave mendojnë se vazhdimi i pranimit të refugjatëve ka ndikim pozitiv për komunën e tyre. Vetëm dy për qind e të anketuarve thonë se ky pranimi ka ndikim negativ.

Sipas politikanëve komunalë, refugjatët dhe emigrantët e punës nuk janë problem apo barrë për komunat. Përkundrazi, ata konsiderohen qytetarë të vlerësuar që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të mëdha me të cilat përballen komunat.

Studiuesit theksojnë se refugjatët dhe emigrantët e punës kontribuojnë në përballimin e plakjes së popullsisë, shpopullimit dhe mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Burimi: DN

Link: https://www.dn.se/debatt/kommunerna-trotsar-regeringen-de-vill-ha-fler-migranter/

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%