Lajme

Socialdemokratët: Ndihmat shtetërore do të rriten dhe do të financohen me taksa për të pasurit

todayJanuary 29, 2026 22

Background
share close

Socialdemokratët premtojnë se ndihmat shtetërore do të rriten dhe do të përshtaten me inflacionin, nëse fitojnë zgjedhjet që do të mbahen këtë vjeshtë.

Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp të mbajtur paraditen e sotme nga kryetarja e sindikatës Kommunal, Malin Ragnegård, dhe kryetarja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson.

“Do të ndalet praktika e shkurtimeve automatike”, deklaroi Magdalena Andersson.

Për të financuar rritjen e ndihmave shtetërore, Andersson tha se mund të ketë rritje taksash për personat me të ardhura të larta.

Nuk kemi asnjë propozim për rritje taksash për familjet e zakonshme. Por kemi propozuar një taksë të quajtur “taksa e gatishmërisë”, ku personat me të ardhura të larta do të kontribuojnë pak më shumë. Kjo do të krijojë edhe më shumë mundësi për të investuar më shumë fonde në mirëqenie, tha ajo.

Burimi: Omni/TT

Link: https://tt.omni.se/s-lovar-rakna-upp-pengarna-till-kommunerna/a/GxQOvB

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%