Lajme

Rregullat e reja për kreditë po rrisin çmimet e banesave: “Shohim një rritje të qartë”

todayFebruary 1, 2026 45

Background
share close

Tregu i banesave po përmirësohet përpara hyrjes në fuqi të rregullave të reja për kreditë hipotekore, të cilat pritet të zbatohen më vonë këtë pranverë. Këtë e raporton gazeta suedeze Svenska Dagbladet (SvD). Rritja është më e dukshme në kryeqytet, Stokholm.

Nga dhjetori deri në janar, çmimet e banesave në komunën e Stokholmit janë rritur me 4,9%, pasi janë korrigjuar për efektet sezonale. Rritjen më të madhe e kanë pasur apartamentet e vogla. Edhe çmimet e shtëpive private, të njohura si vila, janë rritur me 4,5%.

Sipas analistit të tregut në Hemnet, Erik Holmberg, janari është zakonisht një muaj i fortë për tregun e banesave, por këtë vit rritja ka qenë shumë më e madhe se zakonisht.

Ai shpjegon se shumë shitës po zgjedhin të presin me shitjen e banesave të tyre, ndërsa blerësit janë më aktivë dhe më të gatshëm për të blerë. Arsyeja është pritshmëria se çmimet do të rriten edhe më shumë kur të hyjnë në fuqi rregullat e reja për kreditë. Këto rregulla përfshijnë rritjen e tavanit të kredisë hipotekore dhe lehtësimin e kërkesave për amortering.

Rregullat e reja për kreditë hipotekore  çfarë parashikojnë

Qeveria suedeze ka propozuar rregulla të reja për kreditë hipotekore, të cilat pritet të hyjnë në fuqi në prill të vitit 2026. Qëllimi i tyre është të ndihmojnë më shumë njerëz të hyjnë në tregun e banesave.

Sipas propozimit:

  • Tavani i kredisë hipotekore do të rritet nga 85% në 90% të vlerës së banesës
  • Do të hiqet kërkesa e ashtuquajtur e rreptë për amortizim
  • Kjo do të thotë se nuk do të ketë më kërkesë shtesë prej 1% për kreditë që janë më të mëdha se 4,5 herë të ardhurat vjetore
  • Kreditë shtesë do të kufizohen në maksimum 80% të vlerës së banesës

Parlamenti pritet ta miratojë vendimin për rregullat e reja në muajin shkurt.

Burimi: Länsförsäkringar/SVD

Link:https://www.svd.se/a/gk0yLL/bostadspriserna-stiger-nya-regler-pekas-ut-som-orsaken

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%