Lajme

Dëbimet nga banesat po rriten, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit

todayFebruary 2, 2026 35

Background
share close

Numri i personave që po dëbohen nga banesat e tyre në Suedi po rritet ndjeshëm. Gjithnjë e më shumë njerëz me borxhe po humbin shtëpitë dhe numri i fëmijëve të prekur ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2008, kur u vendos i ashtuquajturi “vizion zero”. Kështu raporton agjencia e lajmeve TT.

Sipas të dhënave të Kronofogden-it, gjatë vitit 2025 u dëbuan gjithsej 3 330 persona nga banesat e tyre. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në 20 vitet e fundit. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i dëbimeve është rritur me 9%.

Në pothuajse të gjitha rastet, arsyeja kryesore e dëbimit është pamundësia për të paguar qiranë.

Shefi i njësisë në Kronofogden, Reza Baars, shpjegon se kur ndodh dëbimi, situata financiare e familjeve zakonisht është përkeqësuar prej kohësh.

“Në këto raste, procesi ka shkuar shumë larg dhe njerëzit shpesh kanë jetuar për një kohë të gjatë me mundësi shumë të kufizuara financiare”, tha ai për TT.

Burimi: Omni/TT

Link:https://tt.omni.se/fler-kan-inte-betala-hyran-vrakningarna-okar/a/8pB1BG

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%