Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), dëshiron që ligji i propozuar për sjellje të papërshtatshme të aplikohet edhe për periudha të kaluara. Ai e tha këtë në një intervistë për gazetën Svenska Dagbladet (SvD). Kjo qëndrim bie ndesh me rekomandimin e hetuesit të qeverisë, i cili ka këshilluar që ligjit të mos i jepet efekt prapaveprues.
Sjellja e papërshtatshme nënkupton se një “mënyrë jetese e pandershme” mund të çojë në dëbim nga Suedia. Shembuj janë mashtrimi me përfitime sociale ose lidhjet me banda kriminale.
Ky propozim është një nga dymbëdhjetë nismat ligjore që pritet t’i dorëzohen parlamentit para zgjedhjeve të vjeshtës. Forssell thotë se propozimi ka mbështetje të gjerë tek publiku, edhe pse çështja ende po diskutohet mes partive të marrëveshjes Tidö.
Ai shtoi se ndryshimi më i madh i politikës së emigracionit pritet të ndodhë gjatë pranverës.
“Pikënisja jonë është që gjithçka që i kemi premtuar votuesve të zbatohet tani”, tha Forssell.
Burimi: SVD/regeringen.se
Link: https://www.svd.se/a/M71LnJ/migrationsminister-johan-forssell-gar-vidare-med-bristande-vandel-naturligt-att-stalla-krav
https://regeringen.se/rattsliga-dokument/statens-offentliga-utredningar/2025/04/sou-202533/
Written by: admin