Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të dielën në mbrëmje u regjistrua dita e parë kombëtare me ngrica për këtë vit në Suedi. Kjo do të thotë se për 24 orë rresht temperaturat ishin nën zero gradë në të gjithë vendin. Edhe të hënën moti vazhdon të jetë i ftohtë, raporton TV4 Nyheterna.
Në rajonin e Skånes, priten disa minusgradë, por për shkak të erës së fortë temperaturat do të ndihen shumë më të ulëta, deri në minus 10–15 gradë. Këtë e konfirmon radioja P4 Malmöhus. Meteorologia e SMHI-së, Hilda Westerberg, thotë se era do të vazhdojë të fryjë edhe për disa ditë.
Ndërkohë, vetëm disa dhjetëra kilometra më në veri, situata është ndryshe. Në jugperëndim të Götalandit dhe në ishullin Öland, Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) ka lëshuar paralajmërim për rrezik të lartë të zjarreve në pyje gjatë ditës së martë.
Sipas meteorologes së TV4-s, Ulrika Elvgren, kjo është një shenjë e hershme e ardhjes së pranverës.
SMHI shkruan në faqen e saj zyrtare se moti i thatë dhe me erë rrit ndjeshëm rrezikun për zjarre në bar, veçanërisht të martën pasdite në zonat ku nuk ka borë.
Burimi: TV4/sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/iskyla-i-skane-sa-har-kallt-upplevs-det
https://www.tv4.se/artikel/3IKD6Bp6Q07ffN01sqi7pu/smhi-s-otippade-meddelande-risk-foer-graesbrand?utm_source=tv4.se&utm_medium=shared_link
Written by: admin