Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia e Gjelbër dhe Partia e Majtë kanë paraqitur një nismë në parlament me qëllim ndryshimin e ligjit të emigracionit. Propozimi synon që të rinjtë që janë rritur në Suedi bashkë me prindërit e tyre të mos dëbohen nga vendi kur mbushin moshën 18 vjeç, raporton SVT Nyheter.
Partia e Qendrës e mbështet këtë propozim. Tani këto parti shpresojnë të marrin edhe mbështetjen e Socialdemokratëve si dhe të qeverisë.
Zëdhënësi i Partisë së Qendrës për politikën e emigracionit, Niels Paarup-Petersen, thotë se politika aktuale e emigracionit nuk funksionon.
“Sigurisht që duhet të kemi një politikë emigracioni të kontrolluar, por duhet të kemi edhe një politikë të mençur. Këtë nuk e kemi sot. Politika aktuale është shumë e gabuar”, thotë ai.
Kur u pyet se çfarë do të ndodhë nëse Socialdemokratët refuzojnë propozimin, ai u shpreh ashpër:
“Atëherë janë budallenj. Ata duhet të thonë po për këtë nismë”.
Burimi: SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/c-toppens-ord-om-s-da-ar-de-dumma-i-huvudet
Written by: admin