Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Që nga viti 2023, kur Agjencia Suedeze e Migracionit hapi qendrën e saj të parë të pritjes dhe kthimit, janë regjistruar të paktën 300 njoftime shqetësimi që lidhen me fëmijë. Këtë e tregon një hulumtim i bërë nga televizioni suedez SVT.
Murad, 10 vjeç, ka jetuar për gati dy vjet në një qendër kthimi në Märsta bashkë me familjen e tij. Lajmi u raportua fillimisht nga gazeta Dagens Nyheter (DN).
“Nuk ndihem sikur jam fëmijë kur jam këtu”, thotë Murad në një intervistë për SVT.
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Migracionit, Maria Mindhammar, ka ngritur situatën e fëmijëve si çështje për shqyrtim në këshillin etik të institucionit. Në dokumentin e saj, ajo paralajmëron se në qendrat e kthimit ka persona me rrezik, të cilët mund të “përbëjnë rrezik” për të tjerët, veçanërisht për fëmijët.
Burimi: SvT
Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/murad-har-bott-pa-atervandandecenter-i-tva-ar
Written by: admin