Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetarja e partisë së Qendrorës, Elisabeth Thand Ringqvist, thotë se dëshiron që Suedia të kalojë nga krona suedeze tek euro, pa nevojën e një referendumi, raporton SVT.
Ajo thotë se çështja duhet të shqyrtohet sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas saj, nuk ka nevojë për votim popullor, por kjo mund të diskutohet si temë për zgjedhjet në kohën e duhur.
Thand Ringqvist gjithashtu thotë se situata aktuale nuk krahasohet me votimin e më shumë se 20 vjetëv më parë, kur suedezët thanë “jo” për euron. Ajo mendon se është e rëndësishme që Suedia të bashkohet me vendet që kanë miratuar euron, si Franca, Spanja, Gjermania, Austria, Finlanda, Holanda dhe vende të tjera.
Sipas saj, mosbërja pjesë e eurozonës mund të ulë pushtetin dhe ndikimin e Suedisë, dhe kjo duhet të merret parasysh si çështje politike dhe ekonomike.
Lajmet më të fundit për kronën suedeze
Krona është forcuar shumë vitin e fundit kundrejt valutave kryesore. Në një vit, krona është forcuar mbi 6% ndaj euros dhe 17% ndaj dollarit amerikan, sipas të dhënave nga Marketwatch.
Vit i vështirë për dollarin
Dollari ka rënë shumë gjatë vitit të fundit. Të enjten një dollar blihet për pak mbi 9 krona suedeze.
Kjo është e mirë për ata që planifikojnë pushime në Amerikë, por jo shumë e mirë për investitorët e vegjël që mbajnë dollarë në portofol.
Burimi: ekonomibladet
Link: https://ekonomibladet.se/behovs-ingen-folkomrostning-vill-ha-euro-nu/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQPMjc1MjU0NjkyNTk4Mjc5AAEev09Tn-y5Fohz58FGkwT0zxB2YvnD_Fx0GWIzFyJ5Tc_sl2EmC7LT6ylYBxU_aem_NJLVd2WcRUCqXoyRrHKeKg
Written by: admin