Lajme

E paqartë nëse tavani i ndihmave përputhet me Konventën e Fëmijës

todayFebruary 10, 2026 24

Background
share close

Nuk është e sigurt që propozimi i qeverisë për vendosjen e një tavani për ndihmat sociale është në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës. Kështu vlerëson Lagrådet (Këshilli Ligjor), sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT. Sipas tij, kjo çështje duhet të shqyrtohet dhe të analizohet më shumë.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës u bë ligj në Suedi në vitin 2020. Në praktikë, kjo do të thotë se interesi më i mirë i fëmijëve duhet gjithmonë të merret parasysh në vendimet politike dhe ligjore.

Kritikët e propozimit për tavani të ndihmave paralajmërojnë se një kufizim i tillë mund të ketë pasoja negative për fëmijët dhe familjet e tyre. Nga ana tjetër, qeveria shpreson se vendosja e një tavani do të bëjë që më shumë prindër të kërkojnë punë dhe të hyjnë në tregun e punës.

Detyra e Lagrådet është të shqyrtojë propozimet e qeverisë nga pikëpamja juridike, përpara se ato t’i dërgohen parlamentit për vendimmarrje.

Burimi: Omni/ TT

Link: https://tt.omni.se/lagradet-bidragstaket-kan-krocka-med-barnratt/a/16O58Q

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%