Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Skatteverket ka prezantuar një shërbim të ri elektronik për deklaratën e këtij viti. Risia do të jetë e disponueshme në faqen zyrtare skatteverket.se dhe synon ta bëjë procesin e deklarimit më të qartë dhe më të lehtë për qytetarët.
Sipas Skatteverket, këtë vit, kur qytetarët të miratojnë deklaratën e tyre në faqen e internetit, ata do të ndeshen me shërbimin e ri elektronik. Ky shërbim është zhvilluar për të qenë më i kuptueshëm dhe më miqësor për përdoruesit. Hyrja në shërbim bëhet përmes identifikimit elektronik (e-legitimation), që garanton një identifikim të sigurt.
Njëkohësisht, Skatteverket njofton se pagesat e bëra me Swish do të kontrollohen më me kujdes. Lajmi është raportuar edhe nga Dagens PS.
Shërbimi i ri elektronik është i dedikuar për personat që nuk kanë nevojë të bëjnë ndryshime në deklaratë dhe që vetëm duan të miratojnë të dhënat e paraplotësuara. Në rast se qytetari ka nevojë të bëjë ndryshime ose shtesa, sistemi e drejton automatikisht drejt shërbimit tjetër elektronik ku këto veprime mund të kryhen.
“Ne kemi ndërtuar shërbimin e ri elektronik dhe do të vazhdojmë ta zhvillojmë edhe në vitet e ardhshme. Shërbimi ekzistues, ku mund të bëhen ndryshime dhe të dërgohen dokumente shtesë, është përmirësuar dhe është bërë më i lehtë për t’u përdorur”, thotë Johan Schauman, ekspert i deklaratave në Skatteverket.
Në të njëjtën kohë, Skatteverket ka vendosur të mbyllë aplikacionin e tij, përmes të cilit qytetarët më parë mund të miratonin deklaratën, të kërkonin zbritje për shpenzimet e udhëtimit dhe të shihnin nëse kishin kthim tatimi apo detyrim për pagesë.
“Ne kujdesemi për mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve dhe kemi arritur në përfundimin se nuk do të vazhdojmë me aplikacionin, pasi është shumë i kushtueshëm për t’u zhvilluar më tej”, shpjegon Johan Schauman.
Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është mënyra e identifikimit. Në shërbimin e ri elektronik nuk do të jetë më e mundur miratimi i deklaratës përmes kodeve. Qytetarët duhet të identifikohen me e-legitimation, që siguron identifikim të sigurt në skatteverket.se.
Skatteverket njofton se deklarata e këtij viti hapet më 17 mars.
Burimi:dagensps
Link: https://www.dagensps.se/privatekonomi/skatteverket-nya-tjansten-i-arets-deklaration/
Written by: admin