Lajme

Ditët e emrave që mund të hiqen nga kalendari. Ja emrat e rinj që mund t’i zëvendësojnë

todayFebruary 10, 2026 31

Background
share close

Që nga viti 2001, Suedia ka një kalendar të përbashkët për ditët e emrave. Por në të ardhmen, disa emra mund të hiqen nga kalendari dhe të zëvendësohen me emra më modernë si Liam, Ahmed dhe Mohamed.

Emrat që janë në modë ndryshojnë me kalimin e viteve. Më herët, Nyheter24 ka shkruar për emrat e djemve dhe vajzave që ishin më të njohurit në vitin 2025. Tek djemtë, emrat më të përdorur ishin Noah, Hugo dhe Liam.

Megjithëse Liam është bërë një nga emrat më të zakonshëm për djem në Suedi, ai ende nuk figuron në kalendarin suedez dhe nuk ka një ditë emri.

Ditët e emrave që mund të zhduken në të ardhmen

Gjatë viteve 1980 dhe 1990, ditët e emrave në Suedi ndryshonin shpesh. Ato mund të ishin të ndryshme nga viti në vit ose nga një kalendar në tjetrin.

“Kishte kalendarë të ndryshëm me ditë të ndryshme emrash. Ditët e emrave mund të ndryshonin pothuajse çdo vit ose nga një libër në tjetrin, në varësi të cilin kalendar zgjidhje të shikoje, thotë Mattias Axelsson”, ekspert i traditave, për SVT.

Por që nga viti 2001, Suedia ka një kalendar të përbashkët dhe më modern për ditët e emrave. Emrat që janë pjesë e këtij kalendari nuk ndërrohen aq shpesh dhe qëndrojnë për periudha më të gjata.

Emrat që mund të zëvendësojnë ata që hiqen

Sipas Mattias Axelsson, mund të duket e çuditshme që disa emra që sot mbahen nga shumë pak njerëz ende kanë ditë emri, ndërsa emra modernë dhe shumë të përhapur nuk i kanë.

“Shpesh ka një arsye pse emrat e vjetër janë ende në kalendar. Klemens është një shembull i tillë. Ka shumë pak persona në Suedi që quhen Klemens, por dita e emrit më 23 nëntor ende është aty. Kjo sepse dita e Klemensit ishte një ditë e rëndësishme shënuese. Pikërisht në këtë ditë bëhej kalimi nga vjeshta në dimër”, shpjegon ai për SVT.

Ai shton se emrat për të cilët nuk mund të gjendet ndonjë shpjegim kulturor apo historik, ka shumë gjasa që të hiqen nga kalendari në të ardhmen.

“Mendoj se emra si Ahmed dhe Mohamed do të futen në kalendar, pasi ka shumë njerëz në Suedi që i mbajnë këta emra. Po ashtu, edhe emra shumë të njohur si Charlie dhe Liam ka shumë mundësi që gjatë viteve të ardhshme të marrin një vend në kalendarin suedez të ditëve të emrave”, përfundon Mattias Axelsson.

Burimi: Nyheter24

link:

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%