Lajme

KD me mbështetjen më të lartë që nga viti 2022. Ngushtohet diferenca mes blloqeve politike

todayFebruary 12, 2026 26

Background
share close

Kristdemokratët (KD) kanë arritur nivelin më të lartë të mbështetjes që nga viti 2022. Kjo tregohet në matjen e muajit shkurt të realizuar nga SVT/Verian. Sipas sondazhit, partia ka 5,6% të mbështetjes së votuesve. Kjo është një rritje me më shumë se një pikë përqindjeje krahasuar me matjen e janarit, kur KD kishte 4,3%.

Sipas matjes, kryetarja e partisë, Ebba Busch, ka tërhequr kryesisht votues nga Moderatët (M) dhe Demokratët Suedezë (SD). Një pjesë e votuesve kanë ardhur edhe nga Partia e Qendrës (C).

Në të njëjtën kohë, Liberalët (L) mbeten sërish shumë poshtë pragut zgjedhor për të hyrë në parlament. Në këtë sondazh, ata kanë vetëm 2% të mbështetjes.

Sondazhi tregon gjithashtu se diferenca mes dy blloqeve politike është zvogëluar. Tani diferenca është 6,4 pikë përqindjeje. Partitë e Tidös kanë 45,9% të mbështetjes, ndërsa Socialdemokratët (S), Partia e Majtë (V), të Gjelbrit (MP) dhe Partia e Qendrës (C) së bashku kanë 52,3%.

Rezultatet nga sondazhi

(Rezultatet e muajit të kaluar në kllapa)

V: 7,4% (+0,2)

S: 34,3% (+0,5)

MP: 6% (-0,6)

C: 4,6% (-0,9)

L: 2% (+0,2)

KD: 5,6% (+1,3)

M: 18,2% (+0,7)

SD: 20,1% (-1,2)

Të tjerët: 1,7% (-0,3)

Burimi:SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/kd-rusar-i-opinionen-nar-hogsta-siffran-sedan-2022

https://www.svt.se/special/valjarbarometern/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%