Lajme

Profesori largohet në shenjë proteste ndaj dëbimeve të adoleshentëve

todayFebruary 12, 2026 179

Background
share close

Politika aktuale, sipas së cilës adoleshentët detyrohen të largohen nga Suedia, vendi ku janë rritur, bie ndesh me Kushtetutën. Kështu vlerëson profesori Ludvig Beckman, i cili ka vendosur të largohet nga Këshilli Etik i Agjencisë së Migracionit në shenjë proteste.

Beckman, profesor i shkencave politike në Universitetin e Stokholmit, tha për gazetën DN se vendimi i tij lidhet kryesisht me dëbimet e fundit të të rinjve.

“Janë sidomos këto dëbime që kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë marrë shumë vëmendje kohët e fundit. Ndjej se këtë nuk dua ta legjitimoj më duke qenë pjesë e saj”, u shpreh ai.

Ai ishte një nga gjashtë anëtarët e këshillit dhe mandati i tij ishte i vlefshëm deri në qershor të vitit 2027.

Sipas Beckman, këto dëbime bien në kundërshtim me kapitullin e parë të Kushtetutës suedeze, ku thuhet: “Pushteti publik duhet të ushtrohet me respekt për lirinë dhe dinjitetin e individit”.

Çështja e të rinjve që janë rritur në Suedi dhe që rrezikojnë të dëbohen sapo mbushin 18 vjeç është kthyer në një debat të fortë politik në vend.

Burimi: Aftobladet

Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/wrOvAn/han-lamnar-i-protest-mot-tonarsutvisningarna?utm_medium=SocialEchobox&utm_source=Facebook&fbclid=IwdGRleAP6xz1leHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEea_bGiaoLG6W7jPuxQC4-zA4fLB88WQ5SQHYIbFo7wSbuPXqu-IOqjzeY7cQ_aem_dgoFo0Epn7CcpC1es9-Yyg#Echobox=1770892357

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%