Lajme

Deri në 40 minusgradë në veri, pritet një tjetër ditë akulli në Suedi këtë fundjavë.

todayFebruary 12, 2026 13

Background
share close

Këtë fundjavë Suedia pritet të përballet me temperatura shumë të ulëta. Në zonat e brendshme të veriut të Norrlandit, termometri mund të zbresë nga -35 deri në -40 gradë Celsius.

Sipas meteorologes Emma Härenstam nga SMHI, pjesa tjetër e vendit nuk do të ketë temperatura kaq ekstreme. Megjithatë, nëse moti do të jetë i kthjellët, gjatë natës dhe në orët e mëngjesit temperaturat mund të zbresin në -15 deri në -20 gradë Celsius, madje deri në veri të Götalandit. Ajo e ka bërë këtë deklaratë për gazetën Expressen.

Sipas saj, ekzistojnë kushte që Suedia të përjetojë edhe një tjetër “isdygn” në nivel kombëtar. Kjo do të thotë që në të gjithë vendin temperaturat do të qëndrojnë nën zero për 24 orë rresht.

Një nga kushtet kryesore që të arrihen temperatura kaq të ulëta është moti i kthjellët. Ndërkohë, gjatë javës së ardhshme priten re, çka do të sjellë mot më të butë.

Burimi: Expressen/SMHI

Link: https://www.expressen.se/nyheter/vader/bitande-kyla-drar-in-kan-bli-nationellt-isdygn/

https://www.smhi.se

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%