Lajme

Skatreverket: Kontrolloni të dhënat para se të deklaroni. ja çfarë duhet të dini?

todayFebruary 14, 2026 61

Background
share close

Po afron periudha e deklarimit të të ardhurave dhe autoritetet tatimore në Suedi po u bëjnë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë me kujdes të dhënat e tyre para se të dorëzojnë deklaratën.

Sipas Skatteverket, deklarata për vitin 2025 do të mbërrijë në kutinë digjitale postare mes datave 2 dhe 6 mars. Ata që presin deklaratën në letër do ta marrin atë me postë në adresën e regjistruar mes 17 marsit dhe 15 prillit.

Pasi ta merrni deklaratën, duhet të kontrolloni llogaritjet e bëra për vitin e kaluar tatimor. Deklarimi mund të bëhet nga data 17 mars. Autoriteti kërkon që deklarata të nënshkruhet më së voni deri më 31 mars, në mënyrë që çdo rimbursim i mundshëm i tatimit të paguhet që në muajin prill.

Thirrja e autoriteteve: Kontrolloni të dhënat tuaja

Në një postim në Facebook, Skatteverket u bën thirrje qytetarëve që të kontrollojnë të dhënat e tyre para se të deklarojnë.

“Ju mund të kontrolloni që tani nëse të dhënat tuaja janë të sakta para deklarimit. Në shërbimin tonë elektronik mund të shihni të dhënat për të ardhurat që kemi marrë nga punëdhënësi juaj ose nga paguesi i pensionit”, thuhet në njoftim.

Autoriteti thekson se nëse ndonjë e dhënë është e gabuar ose mungon, qytetari duhet të kontaktojë atë institucion apo person që e ka dërguar ose duhet ta dërgojë informacionin.

Ku mund t’i gjeni të dhënat

Në faqen zyrtare të Skatteverket shpjegohet se në shërbimin “Mina inkomstuppgifter” (Të ardhurat e mia) gjenden të gjitha të dhënat për të ardhurat që autoriteti ka marrë.

Në këtë shërbim mund të:

  • Merrni një përmbledhje për një vit të caktuar.
  • Shihni të dhënat sipas një paguesi të caktuar.
  • Printoni ose ruani informacionin.

Nëse ndonjë e dhënë mungon ose nuk është e saktë, duhet të kontaktoni institucionin që e ka raportuar atë.

Gjithashtu, nëse një bankë, komunë ose pronar banese kërkon dëshmi për të ardhurat tuaja nga një vit i mëparshëm, këto mund t’i gjeni në “Mina sidor” pasi të identifikoheni.

Në shërbimin elektronik përfshihen të dhëna për pagesa nga punëdhënësi, Agjencia e Pensioneve, Agjencia e Sigurimeve Shoqërore apo pagues të tjerë. Për saktësinë e këtyre të dhënave mban përgjegjësi vetë qytetari.

Burimi: Nyheter24

Link: https://nyheter24.se/nyheter/ekonomi/privatekonomi/1459727-skatteverket-detta-maste-du-gora-innan-du-deklarerar

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%