Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze kërkon që ndihma për zhvillim të përdoret për t’i bindur vendet e origjinës të pranojnë shtetasit e tyre që dëbohen nga Suedia. Ky është një nga mesazhet kryesore që i është dhënë këtë vit Sida -s, sipas lajmit të publikuar nga TT.
Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Sida-s, Hanna Hellquist , deklaron se institucioni duhet të gjejë mënyra konkrete për të bashkëpunuar me shtete të tjera, në mënyrë që kthimi i personave të dëbuar të jetë sa më efektiv. Kjo bazohet në letrën e qeverisë për vitin 2026, dokument që përcakton detyrat dhe objektivat që Sida duhet të zbatojë gjatë këtij viti.
Sipas këtyre udhëzimeve, Sida duhet të hartojë metoda të reja për ndihmën për zhvillim. Një nga kushtet do të jetë që vendet përfituese të bashkëpunojnë më mirë me Suedinë për pranimin e personave që kthehen, për riatdhesimin vullnetar dhe për riintegrimin e qëndrueshëm të tyre në vendin e origjinës.
Përveç çështjeve të emigracionit, në fokus do të jetë edhe promovimi i tregtisë suedeze, si dhe mbrojtja e interesave të Suedisë në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
“Ne duhet të mendojmë më shumë në një këndvështrim të ndërsjellë, “fitore për të dyja palët”, dhe ta bëjmë këtë shumë më të qartë se më parë”, tha Hanna Hellquist.
Burimi: Omni/TT
Link: https://tt.omni.se/sida-ska-forma-lander-att-ta-emot-utvisade/a/m0rxpE
Written by: admin