Lajme

I ftohti i madhë po largohet. Pritet mot më i butë në fundjavë

todayFebruary 16, 2026 33

Background
share close

I ftohti i fortë që ka shënuar muajin shkurt pritet të zbutet në fund të kësaj jave. Sipas parashikimeve, një zonë me presion të ulët do të hyjë në jug të Suedisë, duke sjellë borë dhe shi.

“Temperaturat mund të kalojnë në gradë mbi zero”, tha Viktor Bergman, meteorolog në SMHI, për agjencinë e lajmeve TT .

I ftohti i madh ka ardhur si pasojë e një zone të qëndrueshme me presion të lartë atmosferik, e cila ka mbajtur temperaturat shumë të ulëta për një kohë të gjatë. Por gjatë fundjavës pritet një ndryshim i motit.

Në Götaland dhe ndoshta edhe në Svealand, temperaturat mund të arrijnë deri në pesë gradë mbi zero. Megjithatë, sipas meteorologut Viktor Bergman, nuk pritet që moti të bëhet më i ngrohtë se kaq.

Burimi: TT/Omni

Link: https://tt.omni.se/efter-rakylan-nu-blir-det-mildare/a/xr8d7V

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%