Lajme

Ministri i Drejtësisë Gunnar Strömmer: Po punohet për ndalimin e dëbimeve të adoleshentëve

todayFebruary 17, 2026 94

Background
share close

Qeveria suedeze po përgatit, sipas informacioneve për Aftonbladet, masa për t’i dhënë fund të ashtuquajturave “dëbime të adoleshentëve”. Sipas ministrit të Drejtësisë, Gunnar Strömmer (M), një punë e tillë po zhvillohet aktualisht brenda qeverisë.

“Mund të konstatoj se disa nga çështjet që kanë qenë objekt debati publik, por edhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me legjislacionin në këtë fushë, janë në proces pune gjatë pranverës. Do të rikthehemi për të njoftuar mbi rezultatin kur të jetë gati”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme, Komisioni për Sigurimet Shoqërore në parlament do të votojë për një propozim që synon zgjerimin e mundësisë për bashkim familjar për të rinjtë deri në moshën 21 vjeç dhe rikthimin e kriterit të “rrethanave veçanërisht të ndjeshme”.

Burimi: Aftobladet

Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/XMqOro/ministern-bekraftar-pagar-arbete-for-att-losa-utvisningarna

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%