Lajme

Kryeekonomistët: Po afrohet mundësia për uljen e normës së interesit

todayFebruary 20, 2026 160

Background
share close

Inflacioni në janar arriti në 2%, sipas shifrave përfundimtare. Kjo do të thotë se treguesi KPIF tani është në përputhje me objektivin e vendosur nga Riksbanken.

Sipas ekspertëve me të cilët ka folur TT, ky zhvillim rrit mundësinë që banka qendrore suedeze të ulë normën bazë të interesit.

“Është një rezultat i ulët dhe kjo e shtyn situatën drejt një uljeje të normës së interesit, edhe pse ende nuk kemi arritur në atë pikë”, thotë Tornjön Isaksson , kryeanalist në Nordea.

Edhe Aleksandra Stråberg, kryeekonomiste në Länsförsäknigar, mendon se një nivel i vazhdueshëm i ulët i inflacionit, së bashku me uljen e ardhshme të TVSH-së për ushqimet, mund ta çojë Riksbanken drejt një uljeje të normës së interesit gjatë verës.

Megjithatë, ajo thekson se për të marrë një vendim të tillë, inflacioni duhet të mbetet i ulët për një periudhë më të gjatë. Përveç kësaj, mund të jetë e nevojshme që rritja ekonomike të mos marrë hov, në mënyrë që banka qendrore të ndërhyjë me ulje të interesit.

Burimi:

link: https://tt.omni.se/inflationen-pressas-da-kan-rantan-sankas/a/rrEqx0

https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/priser-och-ekonomiska-tendenser/priser/konsumentprisindex-kpi/pong/statistiknyhet/konsumentprisindex-kpi-januari-2026/

https://www.di.se/live/prognos-tillvaxten-tar-fart-men-riksbanken-sanker/

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%