Lajme

Suedi: Nis projekti për modelin e parë gjuhësor suedez në AI

todayFebruary 20, 2026 64

Background
share close

Një bashkëpunim i gjerë për krijimin e një modeli gjuhësor suedez në fushën e inteligjencës artificiale ka nisur zyrtarisht. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, gjatë një konference për shtyp.

“Qeveria është shumë pozitive ndaj kësaj nisme”, tha ai.

Projekti do të drejtohet nga programi kërkimor WASP i familjes Wallenberg dhe do të financohet nga Knut och Alice Wellenbergs Stiftelse. Në këtë bashkëpunim do të përfshihen autorë, shtëpi botuese dhe kompani mediatike suedeze.

Drejtori ekzekutiv i Tidningsutgivarna, Johan Taubert, theksoi se pjesëmarrja do të bëhet me rregulla të qarta. “Kur marrim pjesë në këtë punë, e bëjmë përmes kornizave të qarta që respektojnë të drejtat e krijuesve dhe sigurojnë që përmbajtja të trajtohet me respekt”, u shpreh ai.

Projekti pritet të nisë gjatë tremujorit të parë të vitit dhe do të vazhdojë brënda në vitin 2026.

Burimi: regeringen

https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/02/regeringen-presenterar-nyheter-pa-ai-omradet/Link:

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%