Lajme

Swishgrupet organizojnë hua mes anëtarëve.

todayFebruary 23, 2026 61

Background
share close

Në Suedi janë krijuar grupe të organizuara në Facebook ku njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin me para, shkruan Svenska Dagbladet (SvD Kultur) në një reportazh.

Mënyra si funksionon është e thjeshtë: një person publikon një postim dhe kërkon hua duke treguar shumën që i nevojitet. Një anëtar tjetër pranon ta ndihmojë, i dërgon paratë përmes aplikacionit Swish dhe të dy bien dakord për datën kur do të kthehen paratë.

Ekonomisti suedez Andeas Bergh e krahason këtë fenomen me një shoqëri të vogël, si ato para se të ekzistonin shtetet e mirëqenies. Sipas tij, kjo mënyrë ndihme i ngjan kohëve kur njerëzit mbështeteshin drejtpërdrejt tek njëri-tjetri.

Por ai thekson se këtu lind edhe një situatë interesante nga teoria e lojërave. Dikush mund të mos tregojë të vërtetën për gjendjen e tij dhe të paraqitet sikur ka më shumë nevojë nga sa ka në të vërtetë.

“Kjo quhet dilema e samaritanit”, shpjegon ai. Personi që dëshiron të ndihmojë shpreson që tjetri të bëhet i pavarur. Ndërsa ai që kërkon ndihmë ka arsye të ekzagjerojë vështirësitë e tij për të marrë më shumë mbështetje.

Burimi: SVD

Link: https://www.svd.se/a/e7PB3O/svenskar-ber-om-swish-lan-i-grupper-pa-facebook-vissa-kan-vara-sa-elaka

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%