Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partitë e marrëveshjes Tidö propozojnë rregulla më të forta për emigrantët që përfitojnë nga sistemi i mirëqenies në Suedi. Sipas propozimit të ri, një person duhet të ketë jetuar në Suedi për pesë vjet për të pasur të drejtë në përfitime si shtesa e fëmijëve, ndihma për strehim, pagesa prindërore dhe pensioni i paaftësisë. Lajmi është raportuar nga agjencia TT.
Ministrja e Financave, Elisabeth Svatesson (M), thotë se nuk është e vetëkuptueshme që dikush që vjen për të jetuar në Suedi të ketë qasje në të gjitha përfitimet e sistemit të sigurimeve shoqërore që nga dita e parë.
Në të njëjtën kohë, propozohet edhe një “rrugë e shpejtë” për ata që punojnë. Personat që kanë punuar gjashtë muaj rresht me pagë mujore prej 40 000 kronash, ose që kanë punuar 12 nga 24 muajt e fundit me pagë mujore prej 21 000 kronash, do të mund të kenë të drejtë për përfitime.
Sipas përfaqësuesit për politikën e emigracionit nga SD, Luidvig Aspling, qëllimi është që më pak persona të kërkojnë azil në Suedi.
Ai thotë se me këtë propozim dërgohet edhe një mesazh për ata që zgjedhin të kërkojnë azil në Suedi për të përfituar nga ndihmat sociale, në mënyrë që të mos kenë nevojë të sigurojnë vetë jetesën: të zgjedhin një vend tjetër.
Burimi: TT/Omni/DN/Aftonbladet
Link: https://tt.omni.se/hardare-krav-for-att-fa-bidrag-valj-annat-land/a/8pJlKr
https://www.dn.se/direkt/2026-02-23/regeringen-det-kommer-galla-for-bidrag/
https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt?pinnedEntry=1446377
Written by: admin