Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Dy studiuese kërkojnë më shumë angazhim qytetar për të sjellë ndryshime në çështjen e emigracionit. Në një shkrim në DN Debatt, ato theksojnë se nevojiten figura të guximshme dhe qytetarë që dalin në rrugë për të kërkuar ndryshim.
Sipas tyre, studimet tregojnë se mobilizimi i njerëzve të zakonshëm mund të ketë ndikim real, nëse krijohen kushtet e duhura. Ato shkruajnë se nuk mjafton vetëm solidariteti në rrjetet sociale. Qytetarët duhet të dalin në rrugë dhe në sheshe për të treguar se humanizmi dhe ndjenja e solidaritetit nuk janë vlera për të cilat mund të negociohet.
Studiueset theksojnë se historikisht ka pasur raste kur njerëz që janë vendosur në vend, kanë krijuar jetë dhe janë integruar, janë detyruar të largohen. Sipas tyre, sistemi i emigracionit shpesh bëhet joefikas, i pasigurt nga ana ligjore dhe në shumë raste çnjerëzor.
Ato sjellin edhe shembuj kur protestat kanë sjellë ndryshime konkrete. Një rast i tillë është ligji për nxënësit e shkollave të mesme (gymnasielagen), i cili u miratua pas demonstratave të viteve 2016–2017.
Autoret e shkrimit janë:
Burimi: DN
Link: https://www.dn.se/debatt/att-demonstrera-vid-tangentbordet-duger-inte/
Written by: admin