Lajme

Finlanda rekomandon: Asnjë smartfon për fëmijët nën 13 vjeç

todayFebruary 25, 2026 6

Background
share close

Sot, ministrja e Arsimit Simona Mohamsson zhvilloi një takim me përfaqësues të partive parlamentare për të diskutuar ndikimin e kohës para ekranit në shëndetin dhe rezultatet mësimore të nxënësve.

Ndërkohë, në Finlandë janë forcuar rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale nga fëmijët. Institucioni që merret me shëndetin publik, Institutet För hälsa och välfärd, ka përditësuar së fundmi udhëzimet kombëtare. Sipas tyre, fëmijët nën 13 vjeç nuk duhet të kenë smartfon personal.

Në Finlandë po zhvillohet një debat i gjerë për ndikimin negativ të mjeteve digjitale në shëndetin e të rinjve. Në muajin janar, Institutet För hälsa och välfärd i ashpërsoi rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale nga fëmijët në kohën e lirë. Rekomandimi është i qartë: asnjë smartfon personal për fëmijët nën 13 vjeç.

“Qëllimi i këtyre rekomandimeve është të mbrojmë zhvillimin dhe nevojat e fëmijëve”, thotë Päivi Lindberg, eksperte e lartë në Institutet För hälsa och välfärd.

Prindërit mbajnë përgjegjësinë kryesore

Sipas saj, rrjetet sociale mund të jenë mjedise të dëmshme për fëmijët. Megjithatë, ekziston edhe përmbajtje digjitale e dobishme.

“Ka filma, programe dhe materiale mësimore cilësore që mund të përdoren në mënyrë pozitive. Ne i rekomandojmë këto, në vend që fëmijët të përfshihen në mjedise destruktive në internet”, shprehet Lindberg.

Ajo thekson se roli i prindërve është shumë i rëndësishëm. Prindërit duhet të flasin me fëmijët për përdorimin e telefonave dhe internetit.

“Prindërit kanë përgjegjësi t’u mësojnë fëmijëve si të sillen në mjediset digjitale. Ata duhet gjithmonë të dinë si i përdorin fëmijët telefonat dhe kompjuterët e tyre”, thotë ajo.

Asnjë ekran për fëmijët nën dy vjeç

Sipas. Institutet För hälsa och välfärd në Finlandë dhe Fölkhälsomyndigheten në Suedi, fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen fare ndaj ekranit.

“Kjo është pothuajse një standard ndërkombëtar. Një fëmijë dyvjeçar nuk përfiton asgjë nga përmbajtja digjitale. Në këtë moshë, fëmijët kanë nevojë për kontakt të drejtpërdrejtë, ballë për ballë, me njerëz të tjerë për t’u zhvilluar”, shpjegon Lindberg.

Sipas saj, tani është momenti i duhur për të diskutuar përdorimin e smartfonëve, pasi debati për fëmijët dhe të rinjtë në mjediset digjitale po zhvillohet në shumë vende.

“Kemi vënë re se prindërit janë shumë të interesuar për këtë temë. Tani është më e lehtë të dëgjohen dhe të pranohen këto rekomandime sesa më parë”, përfundon ajo.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/uutiset/svenska/rekommendation-i-finland-inga-smarttelefoner-till-barn-under-13-ar

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%