Lajme

Mbështetje psikologjike dhe “fika” në klasë. Rutinë e re në komunën ku dymbëdhjetë nxënës do të dëbohen

todayFebruary 26, 2026 83

Background
share close

Huddinge janë aktualisht 12 nxënës të gjimnazit që kanë marrë vendim për dëbim. Numri i lartë i rasteve ka bërë që komuna të hartojë rregulla të reja për mënyrën se si duhet të veprojnë shkollat në këto situata. Lajmi është raportuar nga Dagens Nyheter.

Sipas Tomas Selin (C), këshilltar komunal përgjegjës për gjimnazet, javën e kaluar ndodhi një rast i rëndë.

“Të premten një nxënës u mor nga shtrati herët në mëngjes dhe u dërgua në qendrën e ndalimit të Migrationsverket”, ka thënë ai për DN.

Në udhëzimet e reja të komunës thuhet se situata të tilla mund të shkaktojnë reagime të forta stresi te nxënësi, shokët e klasës dhe personeli i shkollës.

Për këtë arsye, shkollat duhet të ofrojnë mbështetje psikologjike. Mentorët këshillohen të organizojnë një lamtumirë së bashku me nxënësin. Kjo mund të jetë një “fika”, pra një pushim i përbashkët me kafe dhe ëmbëlsira me klasën, ose shokët e klasës mund të shkruajnë letra që nxënësi t’i marrë me vete kur të dëbohet.

Burimi: DN

Link: https://www.dn.se/sverige/tolv-gymnasieelever-har-fatt-utvisningsbeslut-skolornas-nya-riktlinjer/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%