Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Drejtoresha e Përgjithshme e Migrationsverket, Marian Mindhammar, ka pranuar se ka pasur paqartësi në rastin e foshnjës që mori një vendim për dëbim.
Ajo tha se është e rëndësishme të sqarohet se Migrationsverket nuk zbaton dëbime duke dërguar fëmijë të vegjël të vetëm jashtë vendit.
“Ne nuk i dërgojmë fëmijët e mitur vetëm në një shtet tjetër”, u shpreh ajo.
Mindhammar theksoi se duhet bërë dallimi mes vendimit për dëbim dhe vendimit për zbatimin e tij. Sipas saj, kur merret një vendim i tillë, në radhë të parë duhet të jetë e rregulluar që fëmija të udhëtojë së bashku me prindërit.
Ajo tha se ka pasur një keqkuptim të madh në opinion, sikur Migrationsverket zbaton vendime dëbimi për fëmijë të vegjël pa prindërit e tyre.
“Si drejtoreshë e përgjithshme, unë duhet të marr përgjegjësinë që të jem më e qartë në formulimin e vendimeve”, deklaroi Mindhammar.
Sipas saj, Ekot, që ishte media e parë që raportoi për rastin e foshnjës, kishte sqaruar se në realitet Migrationsverket nuk priste që djali të largohej nga vendi i vetëm, por që prindërit do ta shoqëronin.
Megjithatë, ajo shtoi se ky sqarim më pas humbi në raportimet e tjera mediatike.
Burimi: Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/m0QMlE/migrationsverket-utvisar-inte-sma-barn-ensamma?utm_medium=SocialEchobox&utm_source=Facebook&fbclid=IwVERFWAQNXmdleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEentkckku_zAG7a0rRgwcWnCY_wfHOmp33RjiY0AGsswZ_0CBhaw9oEoE4iRg_aem_3eKN5G9CsVeSJJ-tmefRSg
Written by: admin