Lajme

Frederiksen mund të qeverisë me të majtën ose të djathtën: “Varet”

todayFebruary 26, 2026 33

Background
share close

Si lidere e partisë më të madhe, është e mundshme që socialdemokratja Mette Fredriksen të ngarkohet me formimin e qeverisë së ardhshme daneze pas zgjedhjeve të 24 marsit.

A do të vazhdojë ajo bashkëpunimin me partinë liberale Venstre dhe me Moderaterne, me të cilat qeveris aktualisht? Apo do të bashkëpunojë me të majtën, me të cilën sipas sondazhit të parë zgjedhor është pranë një shumice të vetme? Për këtë ajo nuk jep një përgjigje të qartë.

“Varet nga përmbajtja politike”, tha ajo për gazetën Politiken.

Si Politiken ashtu edhe TV2 theksojnë se deklaratat e Frederiksens për rritjen e taksës mbi pasurinë, shtimin e fondeve për shkollat dhe ndalimin e rritjes së moshës së pensionit tregojnë për një bashkëpunim të mundshëm me të majtën.

“Këto janë politika për të cilat ajo mund të gjejë më lehtë dakordësi me partitë e kuqe sesa me ato blu”, tha redaktori politik i TV2, Hans Redder.

Burimi: TV2/Politiken

Link: https://politiken.dk/danmark/politik/folketingsvalg/art10744870/Mette-Frederiksen-vil-ikke-bekende-kulør-»Der-er-nogen-der-skylder-mere«

https://nyheder.tv2.dk/live/politik/2026-02-26-folketingsvalg-2026/pia-olsen-dyhr-og-mette-frederiksen-lugter-blod-siger-redder-efter-ny-maaling?entry=fa8a0ebe-6025-4455-a887-11c52f692827

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%