Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Votuesit nuk e kishin menduar që adoleshentë do të dëboheshin në vende me të cilat kanë shumë pak lidhje, kur votuan për politikën më të ashpër të emigracionit të partive të Marrëveshjes së Tidös. Kështu thotë Fredrik Kopsch, kryeekonomist në think-tank liberal të tregut Timbro, në një intervistë për Aftoblader.
Ai thekson se shumë votues nuk e prisnin këtë zhvillim. Sipas tij, qeveria nuk kishte paralajmëruar se do të vepronte në këtë mënyrë.
Kopsch përmend edhe sloganin e lideres së Liberalëve, Simona Mohamsson: “Bilda dig, bete dig, bry dig” (“Arsimohu, sillu mirë, kujdesu”). Ky slogan nënkupton se emigrantët që arsimohen, sillen mirë dhe integrohen në shoqëri duhet të lejohen të qëndrojnë në Suedi. Por sipas Kopsch, tani po ndodh e kundërta.
“Prandaj njerëzit zemërohen shumë. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse qeveria kurrë nuk tha se do të bënte kështu”, shprehet ai.
Ai shton se, përveç anës humanitare, edhe bizneset mund të përballen me probleme. Sipas tij, mund të bëhet më e vështirë rekrutimi i punonjësve me kompetenca të duhura nga vendet e tjera, nëse ekziston rreziku që fëmijët e tyre të dëbohen nga Suedia.
Dëbimet e adoleshentëve, çfarë po ndodh?
Gjatë vjeshtës dhe dimrit janë bërë publike disa raste ku të rinj kanë mbetur në situatë të vështirë për shkak të ashpërsimit të politikës së emigracionit, e cila ka vazhduar për gati dhjetë vjet.
Të ashtuquajturat “dëbime të adoleshentëve” lidhen me faktin se lejet e përkohshme të qëndrimit janë bërë rregull i zakonshëm. Në të njëjtën kohë është hequr mundësia për të qëndruar në Suedi për “arsye veçanërisht të ndjeshme”.
Këto raste lidhen edhe me heqjen e të ashtuquajturit “spårbyte” (ndryshim i statusit). Të rinjtë që kanë ardhur në Suedi si të mitur dhe që kanë marrë përgjigje negative për kërkesën e azilit, rrezikojnë të dëbohen sapo të mbushin 18 vjeç.
Partitë opozitare kërkojnë një ndalim të përkohshëm të dëbimeve të adoleshentëve, derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme.
Ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), ka njoftuar se qeveria po punon për një zgjidhje të përhershme, por ka refuzuar propozimet për ligje të përkohshme ndalimi, duke i quajtur ato “zgjidhje paniku”.
Burimi: Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/QJ7Mj8/timbrochefen-sagar-regeringen-folk-ar-inte-dumma
Written by: admin