Lajme

Riksbanken: Qytetarët të mbajnë 1 000 korona para Cash në shtëpi

todayMarch 4, 2026 416 2

Background
share close

Riksbanken u bën thirrje të gjithë qytetarëve në Suedi që të kenë para fizike në shtëpi, duke rritur kështu rekomandimet për familjet suedeze. Sipas bankës qendrore, është e rëndësishme që çdo familje të ketë të paktën 1 000 krona suedeze në kartëmonedha dhe monedha.

Kjo shumë duhet të mjaftojë për të përballuar blerjet e nevojshme për një javë, në rast se ndodhin situata të papritura ku pagesat elektronike nuk funksionojnë. Shuma mund të ndryshojë, në varësi të numrit të anëtarëve të familjes, sa më e madhe familja, aq më e lartë duhet të jetë rezerva e parave.

Përveç mbajtjes së parave në dorë, Riksbanken këshillon qytetarët të ulin rrezikun dhe varësinë nga një formë e vetme pagese. Ata duhet të kenë karta bankare fizike, mundësisht nga disa ofrues të ndryshëm, në mënyrë që të kenë alternativa nëse një sistem nuk funksionon.

Gjithashtu rekomandohet që aplikacioni i pagesave Swish të jetë i lidhur me telefonin celular, për të lehtësuar pagesat digjitale kur ato janë të disponueshme.

Në të njëjtën kohë, Riksbanken u kërkon qytetarëve që të përdorin para në dorë herë pas here, në mënyrë që sistemi i pagesave me para fizike të vazhdojë të funksionojë dhe të jetë i gatshëm kur të jetë e nevojshme.

Burimi: Riksbank.se

Link: https://www.riksbank.se/sv/press-och-publicerat/nyheter-och-pressmeddelanden/pressmeddelanden/2026/nya-rekommendationer-for-allmanhetens-betalningsberedskap/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%