Lajme

Marrëveshje e re në Suedi: Ndalen përkohësisht dëbimet e adoleshentëve

todayMarch 6, 2026 89

Background
share close

Partitë që janë pjesë e marrëveshjes Tidöavtalet kanë arritur një marrëveshje të re që parashikon ndalimin e përkohshëm të dëbimeve të adoleshentëve, derisa të hyjë në fuqi një ndryshim i ri në ligj. Kjo u bë e ditur nga drejtuesit e partive gjatë një konference për shtyp.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson nga (M), tha se kjo masë synon të ndihmojë disa të rinj që kanë bërë gjithçka si duhet, por që për shkak të ligjit të vitit 2016 rrezikojnë të përfundojnë në një situatë të vështirë.

Sipas tij, bëhet fjalë veçanërisht për të rinj që kanë ardhur në Suedi kur ishin të mitur, janë përpjekur të integrohen dhe të bëjnë gjërat si duhet, por megjithatë mund të preken nga rregullat aktuale.

Ndryshimi i ri në ligj do të përfshijë një lloj “valvule” ligjore, që do të thotë se në më shumë raste se më parë, familjarët e afërt do të mund të marrin leje qëndrimi.

Kryetarja e (L), Simona Mohamsson, shpjegoi se ndërkohë që po përgatitet ky ndryshim ligjor, Migrationsverket ka vendosur të ndalojë përkohësisht trajtimin e çështjeve që lidhen me këto dëbime.

Ajo theksoi se ky vendim është marrë sepse ndryshimet e reja në ligj pritet të jenë në favor të personave që preken nga këto raste.

Në të njëjtën kohë, qeveria dhe Svergiedemokraterna janë dakord që të vazhdojnë hetimin për mundësinë e heqjes së lejeve të përhershme të qëndrimit. Sipas tyre, disa përjashtime të përfshira në propozimin e këtij hetimi duhet të rishikohen.

Lideri i Svergiedemokraterna, Jimmie Åkesson, tha se partia e tij është e gatshme të gjejë zgjidhje për personat që respektojnë rregullat.

Ai shtoi se është e rëndësishme që Suedia të përqendrohet në dëbimin e personave që kanë kryer krime të rënda, si vrasësit, përdhunuesit dhe terroristët.

Të enjten, SVT raportoi se partitë e marrëveshjes Tidö kishin arritur marrëveshje për këtë çështje. Kjo ndodhi pasi lideri i sverigedemokraterna, Jimmie Åkesson, dhe liderja e (L), Simona Mohamsson, kishin deklaruar për gazetën DN se dëshironin një ndalim të përkohshëm të dëbimeve të adoleshentëve.

Çfarë janë “dëbimet e adoleshentëve”?

Gjatë vjeshtës dhe dimrit të fundit janë bërë publike disa raste ku të rinj kanë përfunduar në situata të vështira për shkak të shtrëngimit të politikës së migracionit në Suedi.

Të ashtuquajturat dëbime të adoleshentëve lidhen me disa ndryshime të rëndësishme në ligjin e emigracionit:

  • Lejet e përkohshme të qëndrimit janë bërë forma kryesore e qëndrimit në vend.
  • Mundësia për të qëndruar në Suedi për “arsye veçanërisht të ndjeshme” është hequr nga ligji.
  • Gjithashtu është hequr edhe sistemi i quajtur “spårbyte”, i cili më parë u jepte mundësi disa personave të kalonin nga kërkesa për azil në leje pune.

Për shkak të këtyre ndryshimeve, shumë të rinj që kanë ardhur në Suedi si të mitur dhe kanë marrë refuzim për azil rrezikojnë të dëbohen sapo të mbushin 18 vjeç.

Partitë e opozitës kanë kërkuar prej kohësh që këto dëbime të ndalen përkohësisht, derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme.

Ministri i Migracionit Johan Forssell nga (M) kishte deklaruar më parë se qeveria po punon për një zgjidhje të përhershme, por kishte refuzuar propozimet për ligje të përkohshme që do t’i ndalonin këto dëbime, duke i quajtur ato “zgjidhje paniku”.

Burimi: TT/Omni/SVD/SVT/Expressen/TV4/DN/Aftonbladet

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/svt-erfar-tidopartierna-pausar-tonarsutvisningarna

https://tt.omni.se/tidopartierna-overens-tonarsutvisningar-pausas/a/1652Ol

https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt?pinnedEntry=1449315

https://www.tv4.se/just-nu

https://www.expressen.se/nyheter/politik/tidoledarna-haller-presstraff-besked-om-tonarsutvisningar/

https://www.dn.se/sverige/jimmie-akesson-pausa-tonarsutvisningarna/

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%