Lajme

Ambasada e SHBA-së në Suedi paralajmëron qytetarët amerikanë

todayMarch 8, 2026 262

Background
share close

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Stokholm ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë që ndodhen në Suedi, pas një shpërthimi që ndodhi gjatë natës pranë ambasadës amerikane në Oslo, Norvegji.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se ekzistojnë disa grupe që mund të jenë duke planifikuar sulme të mundshme edhe në Suedi. Për këtë arsye, qytetarëve amerikanë u është kërkuar të tregojnë kujdes të shtuar.

Ambasada i këshillon amerikanët të jenë të kujdesshëm kur ndodhen pranë ndërtesës së ambasadës, të shmangin grumbullimet e mëdha të njerëzve dhe të mbajnë një profil të ulët në publik.

Ndërkohë, policia norvegjeze ka bërë të ditur se nuk e përjashton mundësinë që shpërthimi pranë ambasadës në Oslo të jetë një akt terrorist. Deri më tani, autoritetet nuk kanë identifikuar asnjë person të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.

Burimi: Ambasada Amerikane në suedi/ TV4/Expressen/VG

Link: https://se.usembassy.gov/security-alert-u-s-embassy-stockholm-sweden-march-8-2026/

https://www.tv4.se/artikel/4tgFmnyrtEjFC9JmvycLWK/amerikanska-medborgare-i-sverige-varnas

https://www.expressen.se/nyheter/expressen-direkt/?post=370d4a84-3fc2-43f9-a9fb01b790f72ddc

https://www.vg.no/nyheter/i/ArP4jn/pst-ingen-paagrepet

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%