Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Punonjësit mund të kenë më shumë mundësi të marrin vesh se sa paguhen kolegët e tyre që bëjnë punë të ngjashme, me qëllim që të zvogëlohet dallimi në paga. Kështu shkruan gazeta ekonomike Dagens Industri.
Propozimi i qeverisë bazohet në një direktivë të Bashkimit Evropian për transparencën e pagave, e cila synon që pagat të jenë më të hapura dhe më të qarta.
Por organizata e punëdhënësve Svenskt Näringsliv është kritike ndaj këtij propozimi. Në një letër drejtuar qeverisë, kjo organizatë kërkon që propozimi të shtyhet të paktën për gjashtë muaj.
Kërkesa është bërë së bashku me Sveriges Kommuner och Regioner dhe Arbetsgivarverket.
Sipas këtyre organizatave, propozimi mund të çojë në rritje të kostove për punëdhënësit.
“Ne e kemi të vështirë të shohim se çfarë do të sillte kjo në praktikë”, thotë Mattias Dahl, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Svenskt Näringsliv, në një deklaratë për gazetën Dagens Industri.
Burimi: DI/Svensktnaringsliv
Link: https://www.di.se/nyheter/slut-pa-hemlighetsmakeriet-nu-far-du-veta-kollegans-lon/
https://www.svensktnaringsliv.se/sakomraden/arbetsgivarsamverkan/reglerna-om-lonetransparens-missar-malet_1246238.html
Written by: admin