Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Parlamenti i Suedisë, Riksdag, ka votuar kundër një mocioni që kërkonte ndalimin e menjëhershëm të të gjitha dëbimeve të adoleshentëve. Sipas raportimit të Agjensisë së lajmeve TT, propozimi u rrëzua vetëm me një votë diferencë. Partitë e opozitës votuan pro, ndërsa partitë e marrëveshjes së Tidös votuan kundër.
Mocioni ishte paraqitur nga Miljöpartiet dhe Vänsterpartiet. Këto parti argumentojnë se propozimi i partive të marrëveshjes, Tidö nuk shkon mjaftueshëm larg, pasi nuk përfshin rastet e dëbimeve të adoleshentëve që tashmë kanë marrë vendim të formës së prerë.
Zëdhënësi për çështjet e emigracionit nga Vänsterpartiet, Tony Haddou, tha se të rinjtë që rrezikojnë dëbimin tani nuk mund të presin ndryshime të ardhshme në ligj.
“Personat që janë në prag të dëbimit tani nuk kanë kohë të presin një përjashtim të mundshëm në ligj apo veprime të qeverisë. Për këtë arsye ne kërkojmë një ligj që ta ndalojë menjëherë dëbimin e tyre,” deklaroi ai.
Debati për dëbimin e të rinjve
Debati për dëbimin e adoleshentëve është intensifikuar ditët e fundit në Suedi. Më 6 mars 2026, partitë e marrëveshjes Tidö ranë dakord të pezullojnë përkohësisht dëbimet e adoleshentëve, në pritje të një ndryshimi të ri ligjor. Ky ndryshim pritet të përfshijë një përjashtim për të rinjtë që janë bërë të rritur, por kanë lidhje të forta me Suedinë.
Vendimi erdhi pas një debati të gjerë politik, disa propozimeve të opozitës që u rrëzuan dhe kritikave të forta nga opozita, nga bizneset dhe edhe nga disa përfaqësues të partive qeverisëse.
Ndërkohë, Migrationsverket njoftoi se rastet aktuale të dëbimeve do të pezullohen, pasi ndryshimi i planifikuar i ligjit pritet të jetë në favor të të rinjve të përfshirë.
Opozita e mirëpriti këtë vendim, por kërkoi që të ndalohen edhe dëbimet që tashmë janë vendosur me vendim përfundimtar. Nga ana tjetër, partitë e marrëveshjes Tidö duan të vazhdojnë analizën për mundësinë e dhënies së lejeve të përhershme të qëndrimit për këta të rinj.
Në këtë debat kanë reaguar edhe sindikatat dhe kompanitë e teknologjisë, të cilat kanë paralajmëruar se dëbimi i këtyre të rinjve mund të dëmtojë furnizimin e Suedisë me fuqi punëtore të kualifikuar dhe mirëqenien ekonomike të vendit. Këto reagime kanë rritur presionin ndaj qeverisë për të gjetur një zgjidhje.
Burimi: Omni/TT/Aftonbladet/SVD
Link: https://tt.omni.se/krav-pa-stopp-for-alla-tonarsutvisningar-fick-nej/a/QJMgrV
https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/K8M3r4/tonaringarna-utvisas-trots-kristerssons-lofte
https://www.svd.se/a/3pMp4P/mp-och-v-vill-stoppa-fler-tonarsutvisningar
Written by: admin