Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka thënë se brenda disa muajsh, para verës, do të vendoset një “ventil” ligjor për adoleshentët që rrezikojnë dëbimin. Këtë e tha Johan Forssell , ministri i Migracionit, për gazetën Aftonbladet.
“ Dua të siguroj se nuk po e zvarrisim këtë çështje. Po punojmë ditë e natë për ta bërë një zgjidhje që funksionon dhe që qëndron në kohë”, tha ai.
“Ventili” është pjesë e marrëveshjes së Tidö dhe synon të ndalojë dëbimet e adoleshentëve që kanë lidhje të forta me Suedinë.
Të mërkurën, Riksdag rrëzoi me vetëm një votë një mocion të Miljöpartiet dhe Vänsterpartiet që kërkonte ndalimin e të gjitha dëbimeve të adoleshentëve, edhe të atyre vendimeve që tashmë është marrë një vendim.
Çfarë po ndodh me dëbimet e adoleshentëve
Ky “ventil” pritet të jetë një zgjidhje ligjore që mbron të rinjtë me lidhje të forta me Suedinë dhe, njëkohësisht, i jep qeverisë kohë për të vendosur rregulla të qarta për qëndrimin e tyre.
Burimi: Aftonbladet/TT/Omni/SVD
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rjz5Gd/forssell-om-ventil-for-tonarsutvisningarna-ska-ske-under-varen
https://tt.omni.se/krav-pa-stopp-for-alla-tonarsutvisningar-fick-nej/a/QJMgrV
https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/K8M3r4/tonaringarna-utvisas-trots-kristerssons-lofte
https://www.svd.se/a/3pMp4P/mp-och-v-vill-stoppa-fler-tonarsutvisningar
Written by: admin