Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Centerpartiet ka shënuar rritje në sondazhin e muajit mars të realizuar nga SVT Nyheter në bashkëpunim me Verian. Mbështetja për këtë parti është rritur me 1,3 pikë përqindje krahasuar me muajin shkurt dhe ka arritur në 5,9%.
Sipas sondazhit, një pjesë e madhe e votuesve të rinj të kësaj partie vijnë nga Socialdemokraterna. Kjo parti ka shënuar rezultatin e saj më të dobët që nga viti 2022, sipas Verian. Brenda një muaji, Socialdemokratët kanë humbur 1,9 pikë përqindje dhe aktualisht kanë 32,4% mbështetje.
Sipas Per Söderpalm nga Verian, debati për dëbimin e adoleshentëve nuk i ka sjellë përfitim kësaj partie.
“Është e qartë se debati për dëbimet e adoleshentëve nuk e ka favorizuar partinë”, tha ai.
Ndërkohë, situata vazhdon të jetë e vështirë për Liberalerna, e cila është e vetmja parti që mbetet nën pragun parlamentar, me vetëm 2,1% mbështetje.
Mbështetja e partive në sondazh (në përqindje)
Ndryshimi krahasuar me matjen e muajit shkurt është dhënë në kllapa.
Si u realizua sondazhi
Barometri i votuesve nga Veria bazohet në rreth 3 000 intervista me persona nga paneli Sifo, i cili përzgjidhet në mënyrë të rastësishme për të përfaqësuar popullsinë e vendit.
Pyetja që u bë në sondazh ishte:
“Cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?”
Rreth barometrit të votuesve
Verian, i njohur më parë si Kantar Sifo dhe Kantar Public, e përshkruan këtë barometër si anketimin më të madh në Suedi për simpatitë politike të votuesve.
Ai bazohet në rreth 3 000 intervista me persona nga paneli Sifo, i cili përfshin rreth 85 000 persona të moshës nga 18 deri në 84 vjeç. Verian kontrollon që të anketuarit të jenë përfaqësues për popullsinë sipas gjinisë, moshës, rajonit, nivelit të arsimit dhe preferencave partiake në zgjedhjet e mëparshme.
Ky barometër i votuesve publikohet në bashkëpunim me SVT Nyheter.
Burimi: SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/svtverian-s-lagsta-notering-pa-over-tre-ar-tappar-till-c
Written by: admin