Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sveriges Riksbank ka propozuar që pagesat me para në dorë në dyqane dhe në tregti të kufizohen deri në 10 000 krona suedeze. Propozimi është bërë në raportin vjetor të bankës për sistemin e pagesave.
Qëllimi i këtij kufiri është të vështirësohet përdorimi i sasive të mëdha të parave cash nga kriminelët.
Guvernatori i bankës qendrore, Erik Thedéen, tha për agjencinë e lajmeve TT se kufiri është zgjedhur me kujdes.
“Po të vendoset kufiri shumë i ulët, atëherë paratë cash bëhen pothuajse të parëndësishme. Ne menduam se 10 000 krona është një zgjidhje e balancuar”, tha ai.
Sipas raportimeve, arsyeja për këtë propozim lidhet edhe me raste ku persona të përfshirë në aktivitete kriminale kanë blerë mallra luksi duke paguar me para në dorë.
Ndërkohë, disa biznese kanë filluar tashmë të shtrëngojnë rregullat për pagesat cash. Dyqani i njohur NK (Nordiska Kompaniet) ndaloi pranimin e parave në dorë në shkurt të vitit 2024.
Burimi:Omni/TT/Riksbank
Link: https://tt.omni.se/forslag-grans-pa-10-000-kronor-for-kontanthandel/a/rrPngA
https://www.riksbank.se/sv/press-och-publicerat/nyheter-och-pressmeddelanden/pressmeddelanden/2026/betalningsrapporten-2026-atgarder-kravs-for-minskad-sarbarhet-och-okad-inkludering-pa-betalningsmarknaden/
Written by: admin